• rreth kompanisË sonË
• International Trans 06 sh.p.k është një kompani shqiptare, e themeluar në vitin 2007 me administrator z.Spartak Lamaj me seli qëndrore në Tiranë. Kompania është licensuar për exportimin dhe importimin e mallrave në hapësirat kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe transport të mallrave me kontenier. Aktiviteti kryesor i kompanisë është i përqëndruar në transport ndërkombëtar në fushën e transportit rrugor dhe detar të mallrave.
E ardhmja e Biznesit është transporti me kontenierë, dhe për të gjitha trojet shqiptare,
të ardhmen e sjellim NE!
• Çfarë ofrojmë ne
• Në shërbimet tona përfshihen dy fusha kryesore të transportit ndërkombëtar të mallrave, transporti detar dhe transporti tokësor me kontenier, forwarding, si dhe kryejmë veprimet përkatëse doganore. Kompania jonë ka lidhje dhe bashkëpunim të frytshëm me një numër të konsiderueshëm kompanish transporti ndërkombëtar të mallrave në Rajon dhe më gjërë. Falë këtyre bashkëpunimeve mjaft të frytshme dhe të suksesshme me kompani tepër prestigjoze në botë, kemi përpunuar flukse të mëdha kontenierësh për tregun shqiptar, me seriozitet dhe siguri absolute. Një nga synimet kryesore tona në këtë biznes ishte porti i Durrësit, aty ku dhe përpunimi i kontenierëve është më i madh. Duke parë flukset e mëdha të punës, kompania vendosi që në mars të vitit 2008 të shtrihej edhe në qytetin e Durrësit për të qënë edhe më pranë portit kryesor të vendit. Në një mjedis ekonomik gjithnjë në ndryshim, ne mundohemi të jemi sa më pranë klientëve tanë duke ju ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm me drejtësi, seriozitet dhe korrektësi maksimale.



