• Kush jemi ne
•International Trans 06 sh.p.k është një kompani shqiptare, e themeluar në vitin 2007 me administrator z.Spartak Lamaj me seli qëndrore në Tiranë. Kompania është licensuar për exportimin dhe importimin e mallrave në hapësirat kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe transport të mallrave me kontenier.Aktiviteti kryesor i kompanisë është i përqëndruar në transport ndërkombëtar në fushën e transportit rrugor dhe detar të mallrave. Fillimet tona datojnë në fillimet e vitit 2000 në portin e Selanikut dhe të Pireut në Greqi.
•Duke filluar që atëherë, falë dhe bashkëpunimeve mjaft të frytshme dhe të suksesshme me kompani tepër prestigjoze në botë, kemi përpunuar flukse të mëdha kontenierësh për tregun shqiptar, me seriozitet dhe siguri absolute.
•Në shërbimet tona përfshihen dy fusha kryesore të transportit ndërkombëtar të mallrave, transporti detar dhe transporti tokësor me kontenier, forwarding, si dhe kryejmë veprimet përkatëse doganore. Kompania jonë ka lidhje dhe bashkëpunim të frytshëm me një numër të konsiderueshëm kompanish transporti ndërkombëtar të mallrave në Rajon dhe më gjërë.
•Si një kompani me shtrirje territoriale të konsiderueshme dhe me parime mjaft të qarta, bëjmë të mundur ofrimin e të gjitha llojeve të shërbimeve që mund ti nevojiten klientëve tanë me çmime tepër konkuruese në treg. Ne kryejmë operacione transporti në të gjithë territorin e Shqipërisë si dhe transport ndërkombëtar rrugor të mallrave për të tretë në Europë dhe në vendet ballkanase duke përdorur mjete të cilat janë pronë e kompanisë. Parku ynë i mjeteve përbëhet tërësisht nga koka të markës SCANIA dhe rimorkio të kapaciteteve të ndryshme të trajtuara kryesisht për kontenierë dhe mushama. Transporti i mallrave është i siguruar 100% nga kompania dhe mjetet tona janë në mbikqyrje të plotë 24 orëshe.
•Një nga synimet kryesore tona në këtë biznes ishte porti i Durrësit, aty ku dhe përpunimi i kontenierëve është më i madh. Duke parë flukset e mëdha të punës, kompania vendosi që në mars të vitit 2008 të shtrihej edhe në qytetin e Durrësit për të qënë edhe më pranë portit kryesor të vendit. Udhëhequr nga një grup shumë dinamik, kompakt dhe të dedikuar ndaj punës, vite të tëra eksperience në këtë fushë si dhe korrektësia maksimale që na karakterizon kanë bërë që ne të fitojmë besimin e klientëve tanë vendas dhe të huaj. Kjo është e pasqyruar edhe në kapacitetin transportues të kompanisë që sot numëron rreth 100 -150 kontenierë në muaj.
•Në një mjedis ekonomik gjithnjë në ndryshim, ne mundohemi të jemi sa më pranë klientëve tanë duke ju ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm me drejtësi, seriozitet dhe korrektësi maksimale.



